“Pasqyrimi im më i mirë”, Adrola Dushi ndan fotot e ëmbla me të birin

schedule19:51 - 7 Prill, 2022

schedule 19:51 - 7 Prill, 2022

Modelja Adrola Dushi ka publikuar disa foto me të birin, Troin. Modelja dhe Troi kanë pozuar në një studio profesionale në Neë York, të veshur matchy-matchy me kostume serioze. “Ti je pasqyrimi im më i mire”, shkruan Adrola krahas fotografive që ka ndarë me ndjekësit.

Adrola e ka ndarë jetën prej disa kohësh me Amerikës dhe Shqipërisë për shkak të angazhimeve profesionale. Kur është pyetur për të ardhmen, se ku do të jetonte me djalin, ajo tha se do të ishte mëkat për Troin që ta largonte nga Amerika.

“Do më dukej mëkat i madh për Troin nëse do e lëvizja nga ai vend. Siguria dhe dashuria që merr në shkollë atje, s’ka të paguar me asgjë tjetër.”, tha Adrola. Kujtojmë që Troi është fryt i martesës së modeles me Adis Patushin, me të cilin i dha fund pak vite më parë.

 

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!