Pasojat nga prurjet e lumenjve në Vlorë, dëme të konsiderueshme në Selenicë

schedule14:18 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 14:18 - 14 Dhjetor, 2021

Pasojat nga reshjet e shiut dhe prurjet e lumenjve të cilat përfshinë qarkun e Vlorës kanë sjellë dëme të konsiderueshme edhe në bashkinë e Selenicës , pasi fshatrat e kësaj bashkie lagen nga brigjet e lumit Vjosa dhe Shushica.

Dëme të konsiderueshme nga prurjet e shumta të Lumit Shushica kanë gërryer toka në fshatin Peshkëpi duke dëmtuar parcela me ullinj dhe jo vetëm. Banorët e këtij fshati kërkojnë ndërhyrje nga shteti pasi çdo herë që del lumi merr hektarë të të tërë me toka dhe pemë frutore.

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ka konfirmuar se në Bashkinë Selenicë dëme ka në disa zona si Drashovicë por edhe Mesaplik. Ndërkohë, në Novoselë janë rreth 500 ha që u përmbytën.

Pyetur nëse do të ketë dëmshpërblime në Mamaj, ai ka theksuar se aktualisht jemi në evidentim të dëmeve. Sipas kryetarit të Bashkisë Selenicë Pëllumb Binaj duhen të tjera investime, kryesisht në argjinatura pasi përmbytjet nxorën në pah problemet që ka zona. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!