Bashkimi Evropian (BE) vendosi të miratojë ndihmën prej 400 milionë eurosh për Turqinë për katastrofat si pasojë e tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş.
Këshilli i Evropës, i përbërë nga përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, ranë dakord të miratojnë ndihmën e Komisionit Evropian të BE-së për katastrofat prej një totali prej 454.8 milionë euro për Turqinë, Italinë dhe Rumaninë.
Theksohet se 400 milionë euro të ndihmës do të shkojnë në Turqi për shkak të tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş të cilët ndodhën në muajin shkurt. Ndërsa 33.9 milionë e ndihmës do të dërgohen për Rumaninë e goditur nga thatësira dhe 20.9 milionë euro të ndihmës do të shkojnë për Italinë për shkatërrimet që shkaktuan përmbytjet në shtator të vitit 2022.
Ndihmat do të përballohen nga pjesa e buxhetit të BE-së të ndarë për solidaritet dhe ndihmë emergjente. Ndihma financiare do të paguhet pas miratimit nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës.