Pasojat e pandemisë, bie çmimi i gjelit të detit në Berat, tregtarët: Nuk ka fuqi blerëse

schedule08:39 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 08:39 - 29 Dhjetor, 2020

Kriza e koronavirusit këtë vit ka bërë që të bjerë edhe çmimi i gjelit të detit, i cili konsumohet më së shumti gjatë fundvitit.

Si duket, pandemia ka rënduar edhe në xhepat e qytetarëve të Beratit. Çmimi në treg i këtij shpendi shkon në 4 mijë lek të vjetra për kilogram e ndërsa pula e detit shitet me 5 mijë lek të vjetra.

Tregtarët shprehen se tregu, në krahasim me vitin e kaluar, ka pësuar shumë rënie. Vitin që lamë pas, çmimi për gjelat e detit ishte 7 mijë lek për kilogram. Tregtarët u bëjnë thirrje të gjithëve qytetarëve nga rrethet që të vinë në Berat për të blerë gjelin e detit sepse është me një çmim simbolik dhe “bio.”

Edhe çmimet e fruta-perimeve duket qartë që nuk kanë pësuar rritje. s.b/abcnews.al/