Pasojat e ngrohjes globale, uragani Ida gjunjëzon qytetin e Nju Jorkut

schedule21:01 - 2 Shtator, 2021

schedule 21:01 - 2 Shtator, 2021

Uragani Ida ka lëshuar një sasi rekord reshjesh shiu në qytetin e Neë York-ut dhe në zonat përreth të mërkurën mbrëma. Sipas zyrtarëve në Neë York, New Jersey and Pennsylvania për shkak të stuhisë tropikale dhe përmbytjeve që ajo shkaktoi humbën jetën të paktën 17 persona.

“Mesazhi im për të gjithë ata që janë prekur, është se jemi në këtë gjë së bashku,” tha presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë rreth përgjigjes së qeverisë ndaj uraganit.

Rrjedhat e ujit të krijuara nga sasia e madhe e reshjeve bënë që shumica e shërbimeve të metrosë në qytet të kufizoheshin apo të pezulloheshin tërësisht. Tashmë autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet jo urgjente.

Energjia u ndërpre për më shumë se 200,000 banorë në Pensilvani, Neë Jersey, New York dhe Connecticut.

Në një konferencë, zyrtarët e New York-ut thanë se përmbytje me përmasa të tilla tregojnë një nevojë urgjente për të forcuar infrastrukturën pasi ndryshimet klimatike po shkaktojnë stuhi të pazakonta. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Washington Post (@washingtonpost)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!