Në ishujt Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtë zakonshme për 6 muaj, si pasojë e ciklonit mesdhetar që ka goditur jugun e vendit.
Mbrojtja Civile në vend njoftoi se:
“Për reagimin e menjëhershëm të emergjencave dhe menaxhimin e pasojave që mund të vijnë nga ngjarje ekstreme të motit që prekin tashmë pjesën më të madhe të vendit tonë (Cikloni Mesdhetar Janos), me urdhër të Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes së Politikave dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalia dhe vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Vassilios Papageorgiou, Njësitë Rajonale të mëposhtme janë deklaruar në një gjendje të Mobilizimit Special të Mbrojtjes Civile: Evritania, Fthiotida, Evia dhe Viotia, nga 18-09-2020…”
Kjo deklaratë do të jetë e vlefshme nga data e fillimit të fenomeneve për gjashtë muaj, pra deri më 17 mars, 2021.
Cikloni sub-tropial që ka prekur Mesdheun ka sjellë me vete erëra të forta dhe reshje të dendura shiu. s.b/abcnews.al/