Është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Fifi ka spikatur gjithmonë për thjeshtësinë dhe origjinalitetin e saj. Mirëpo ajo vihet shpesh në fokus të kritikave për shkak të ndryshimit drastik në peshë dhe shumë prej ndjekësve të saj, nuk e kanë pritur shumë mirë rënien në peshë.
Kjo reflektohet në postimet që ajo bën në rrjete sociale. Pas dobësimit, Fifi është shfaqur më atraktive dhe joshëse dhe kjo gjë sipas fansave e bën atë t’ju ngjasojë vipave të tjerë. Së fundmi një foto që Fifi që ka publikuar, është bërë shkak që një fans t’i kujtojë Fifit mendimin e saj mbi ata që realizojnë foto provokative.
“Ti që i përqeshje ato që bënin poza seksi. Me fjalimet e tua të kahershme, sot e ke dëshmuar që paske vuajtur të dukeshe si ato që i përqeshje vetë.”, ka shkruar një ndjekës. Kujtojmë që Fifi ka sqaruar se ndryshimi drastik në peshë erdhi si pasojë e problemeve shëndetësore. /abcnews.al

