“Paske vdekur për pak vëmendje”, Fifi “kryqëzohet” nga ndjekësit pas rënies në peshë

schedule14:56 - 17 Tetor, 2020

schedule 14:56 - 17 Tetor, 2020

Ndryshimi drastik në peshë e ka vënë Fifin në qendër të kritikave. Pavarësisht se shumë ndjekës e kanë pritur mirë ndryshimin, ka patur nga ata që janë shprehur kundër duke preferuar Fifin me disa kilogramë më shumë dhe më të tjeshtë.  Si rezultat, këngëtarja ka ndryshuar dhe stilin e veshjes, duke bërë që të shfaqet më provokative dhe sensuale.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilat kanë vërshuar me komente negative në profilin e saj në Instagram.  “Fifi paska vdekur për njëçik vëmendje. Dilje dhe na bëje moral pale.”, ka shkruar një ndjekës. “Po kështu kanë thënë të gjitha: jo po më dhimbte shpina, jo po kisha c*cat e mëdhaja, jo po bëra hundën se nuk merrja frymë e lloj lloj pallavrash. Po mos u shqetëso se ke Xhensilën më keq.”, shkruan një tjetër.

Fifi ka reaguar edhe më parë ndaj komenteve të tilla, e cila theksonte se e ka dashur gjithmonë trupin e saj, qoftë kur ka patur disa kilogramë më tepër apo tashmë që është dobësuar. “Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! ”, shkruante artistja. xh.d/abcnews.al