Pasioni për mundjen! Motër e vëlla udhëtojnë 3 herë në javë nga Kukësi në Prizren

schedule15:53 - 18 Korrik, 2021

schedule 15:53 - 18 Korrik, 2021

Janë motër e vëlla, 10 dhe 9 vjeç. Ndryshe nga moshatarët e tyre ndajnë të njëjtën dëshirë, të jenë kampionë në mundje. E në fakt ja kanë dalë. Erglena dhe Ernisi Domi këta fëmijë nga Kukësi stërviten në palestrën e klubit të mundjes në Prizrenit pasi në qytetin e tyre nuk ka ambiente të përshtatshme.

I pari nisi të stërvitej Ernisi motra e shoqëronte. Më pas i lindi dhe asaj dëshira të ndiqte rrugën e tij. Ka ecur shumë mirë në këtë sport që konsiderohet si mashkullor dhe është shpallur tre herë kampione. Në momentin që përballet me kundërshtarët në tapet, mendon vetëm për fitore.

“Unë nuk e shikoj fare vetëm kur të vazhdojë. Mendoj për më mirë”, thotë ajo.

Edhe Ernisi ka fituar tre herë vend nderi. Po thotë se motra e bën shumë krenar. “Motra më parë merrej me muzikë kur më pa mua erdhi e ajo”.

Pasionin e kanë të trashëguar. I ati Sadiku, ka qenë mundës. Me shumë sakrifica i mbështet të dy. “S’kam komplekset nëse është vajzë apo djalë. E rëndësishme është të jenë mirë të mos lëndohen. Në podium, po të jesh aty është tjetër emocion. Normal që ka emocion të madh”, tregon ai.

Kur fëmijët janë në ring ai emocionohet njëlloj si ta. Është tifozi më besnik. Por shpreh keqardhje që në Kukës nuk ka ambiente për stërvitje dhe detyrohet ti shoqërojë tre herë në javë në Prizren.

“Humb ditën andej. I çoj tre herë në javë. Për shpirt i çoj çdo ditë por aq është mundësia”, tregon babai.

Trajneri i tyre thotë se motër e vëlla janë shumë të apasionuar dhe të disiplinuar gjatë stërvitjes. “Në fytyrat e tyre shohim vullnet të jashtëzakonshëm”.

Të dy fëmijët edhe në Kukës thuajse çdo ditë ushtrohen. Kurse Erglena këndon dhe angazhohet ne qendrën kulturore të fëmijëve. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!