Pasioni për historinë, Metaj: Me master dhe dy gjuhë të huaja, por i papunë

schedule20:29 - 9 Mars, 2024

schedule 20:29 - 9 Mars, 2024

Këto shkalle të Bibliotekës së Lezhës i ngjit çdo ditë. Anton Metaj qëndron aty gati tre ore duke studiuar historinë e Shqipërisë dhe Europës. Ka përfunduar studimet e larta në Shkodër, në Fakultetin e Historisë dhe Gjeografisë, por lidhja me historinë është më e hershme.

Universitetin e përfundoi me rezultate mjaft të mira, por diploma dhe orët e gjata të studimet as sot e kësaj dite nuk i kanë siguruar një vend pune.

Antoni tregon se kushtet e vështira ekonomike nuk ia lejojnë t`i përkushtohet siç do të donte pasionit të tij. Nuk ka pasur kurrë mundësi të blejë libra historie.

Nëse do të kishte mundësi, do të studionte me tepër kohën e mbretërimit të Ahmet Zogut, por edhe arkeologjinë moderne të Shqipërisë.

Pasi përfundon orët e studimit ne bibliotekën e qytetit Antoni kthehet në shtëpi, për t`u kujdesur për nënën e sëmurë dhe familjen e tij.

U shërben atyre mesa mundet. Më pas me nënën që mbahet pas krahut të tij shëtit për pak në rrugët e qytetit duke shpresuar që një ditë ëndrra për të ushtruar profesionin do t`i gjej realizim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!