Pasioni për bletët nisi nga një dhuratë, sot shqiptari ka 26 koshere në Itali: Kam prodhuar një kuintal e gjysmë mjaltë

schedule09:14 - 11 Prill, 2024

schedule 09:14 - 11 Prill, 2024

Gëzim Gjergji është bletërritësi shqiptar që prej kohësh po e ushtron pasionin e tij mes bletëve në Itali. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se gjithçka nisi nga një dhuratë që i bëri bashkëshortja.

Mirëpo, ai ka zbuluar se ka qene një dëshirë që prej fëmijërisë së tij, pasi gjyshet e praktikonin.

Tashmë, Gëzimi ka 26 koshere dhe bletësh dhe prodhon mjaltë shumë të pëlqyer nga të gjithë italianët.

Unë kam 26 koshere bletësh. Jam dy deri në tre orë në ditë me to se kam dhe punën. Bashkëshortja më dhuroi një koshere bletësh dhe aty nisi gjithçka. Mua bletët më kanë pëlqyera që në moshë të vogël, pasi kujdesesha me gjyshet e mia.

Nga shtatori deri tani kam prodhuar një kuintal e gjysmë mjaltë dhe është tepër i pëlqyer nga italianët”, tregoi ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!