Ishte një dhuratë ditëlindje nga prindërit që I zgjoi pasionin të cilin tashmë synon ta kthejë në mision. Përmes teknologjisë 17 vjeçari Geart Ferhati synon ti shërbejë komunitetit ku jeton.
“Unë isha 11 vjeç, prindërit mendonin se Gearti nuk është më për të blerë lodra fëmijësh, ne do ti japim dhuratë një kurs programimi. Pastaj duke parë sesi përmes teknologjisë mund të kontribuoj në komunitet se ky është qëllimi kështu nisi”
Për ti ardhur në ndihmë fillimisht shkollës ku mëson, gjimnazit “Sami Frashëri” krijoi I vote. al. Platformën që mundëson votimin elektronik për qeverinë e nxënësve. Çdo nxënës mund të zgjedhë në mënyrë të fshehtë senatorin e klasës dhe rezultati del në kohë reale.
“S’kemi pse të grisimi letra nga fletoret, të shkruajmë emrin, ta hedhim tek kutia votimit të presim sa të numërohen. Thash pse mos përdor aftësitë e mia për të bërë diçka në dobi të komunitetit. Ta bëjmë votimin online, rezultatet të dalin në kohë reale, votat të numërohen saktë e mos ketë manipulime. Çdo nxënës, pra përdorues, ka një username dhe passëord unik që të mos ketë mundësinë të votojë dy here dhe rezultati të dalë në kohë reale. Platforma I vote është pilotuar në gjimnazin “Sami Frashëri”, gjimnazi I parë që votoi për qeverinë e nxënësve online.”
Ndërsa kjo platformë u provua dhe rezultoi e sukesshme. Një tjetër aplikacion Gearti po e teston. Të huajve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë 17 vjeçari mendoi t’ja lehtësoi udhëtimin pëmes journey buddy.
“Nëse donin të shkoni në një destinacion të Shqipërisë keni x buxhet për ta vizituar, pikat që ju pëlqejnë më shumë, inteligjenca artificial ta bën realitet itinerarin për pak sekonda. Duhet të kalojë faza testimi që të lançohet për të gjithë turistët.”
Teknologjia po frymëzon çdo ditë e më shumë të rinjtë në Shqipëri. Të merresh me kodim sipas gjimnazistit të “Sami Frashërit” do të thotë të jetosh në një botë të pa zbuluar. Gearti ende nuk ka një plan konkret për të ardhmen, por një gjë thotë se është e sigurtë.
“Jam i sigurtë që s’do të ndahem nga teknologjia, se teknologjia është e ardhmja”/abcnews.al