Pasim i gabuar i Lunin, Rumania merr avantazhin në “Allianz Arena” me një “eurogol”

schedule15:36 - 17 Qershor, 2024

schedule 15:36 - 17 Qershor, 2024

Pritej një gol në pjesën e parë, por jo nga Rumania, megjithatë këta të fundit kanë shtangur shumëkënd dhe mes dominimit të Ukrainës, në sfidën e parë evropiane, në “Allianz Arena” kanë arritur të dërgojnë topin në rrjetë, duke nisur festën e tifozëve të tyre.

Një pasim i gabuar i “gardianit” ukrainas, Andriy Lunin është kapur bukur nga 25-vjeçari, Denis Man, i cili shtron një top perfekt për Stanciu, me këtë të fundit, që lëshon një predhë nga jashtë zone, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al