Pasi u vetëplagos përfundoi në spital, i riu gënjen policët: Më qëlluan disa persona

schedule10:52 - 26 Shtator, 2021

schedule 10:52 - 26 Shtator, 2021

Një 19-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi akuzohet për deklarim të rremë. Në gjendje depresive ai është vetëplagosur dhe më pas i ka dhënë policisë se është qëlluar nga persona të tjerë. Ai është dërguar në spital ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 25.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Deklarimit të rremë”, në ngarkim të shtetasit Y. J., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, ky shtetas ka deklaruar fillimisht se është goditur nga persona të paidentifikuar, ku nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në gjendje depresive, është vetëplagosur dhe pas ndihmës mjekësore të marrë doli nga spitali, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. m.v/abcnews.al