Pasi u shërua nga koronavirusi, Boris Johnson ankohet se ka probleme me sytë

schedule12:52 - 26 Maj, 2020

schedule 12:52 - 26 Maj, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson është ankuar se ka probleme me sytë pasi kaloi koronavirusin.

Johnson tha se i është dashur të vëre syze. “Zbulovs se duhet të vë syze, sepse mendoj për efektet e mundshme të kësaj gjëje. Unë mendoj që problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusit”, ka thënë ai.

Për më tepër, këshilltari i lartë i tij, Dominic Cummings, ka thënë se arsyeja pse kishte udhëtuar gati 60 kilometra gjatë karantinës ishte për t’i testuar sytë.

Kryeministri britanik u infektua disa javë më parë, ndërsa u shtrua në spital. Disa netë Johnson i kaloi në terapi intensive pasi gjendja e tij nuk ishte e mirë. /abcews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!