Pasi u shërua nga Covid, këngëtarja shqiptare në hall: Jam shëndoshur si e çmendur

schedule16:56 - 18 Tetor, 2021

schedule 16:56 - 18 Tetor, 2021

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj tregoi rreth dy javë më parë, se ishte infektuar me COVID-19.

Ndërsa, para disa ditësh, ajo doli nga karantina, por tashmë po përballet me një sfidë tjetër, që është pesha.

Përmes një postimi që ka bërë sot, këngëtarja tha se ndihet e dëshpëruar, pasi gjatë kohës që po shërohej nga virusi ajo ka shtuar peshë dhe i duhet shumë kohë për t’u rikthyer në gjendje që ishte më parë.

“Covid më ka bërë depresive duke shtuar peshë si e çmendur. Sot fillova palestrën përsëri dhe e shoh që do të jetë një rrugë e gjatë që të ndihem vetvetja sërish, por shëndeti vjen në radhë të parë. Hap pas hapi”, ka shkruar Beatrix përmbi një fotografie ku shfaqet e shtrirë.

Kujtojmë që projekti i saj i fundit muzikor është “By my side”, ndërsa ka treguar se është duke punuar për këngë të reja./abcnews.al