Pasi u fotografua rrugëve, këngëtarja me Covid-19 falenderon urgjencën: Më telefonuan…

schedule15:04 - 13 Korrik, 2020

schedule 15:04 - 13 Korrik, 2020

Këngëtarja e njohur dhe deputetja e PDK Eliza Hoxha,  e cila është e infektuar me Covid-19, ka  deklaruar se Shtabi Emergjent i Komunës së Prishtinës po tregon kujdes ndaj saj, duke e telefonuar për të parë se si e ka gjendjen shëndetësore

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo thekson se për të nuk është e nevojshme në këtë momente, por për persona të tjerë, ky shërbim është jetik.

“Është hera e dytë sot brenda javës që marr telefonatë nga shtabi emergjent i Komunës së Prishtinës për me pa se si jam dhe a kam nevojë për ndonjë gjë. Unë nuk kisha nevojë për asgjë – më mjaftoj kujdesi i qytetit ndaj qytetarit- ndjenjë shumë e mirë…por për familje e persona të tjerë mund të jetë jetike kjo ndihmë.

Ky shtab tash sa kohe përkujdeset njësoj për të gjithë qytetarët me COVID në Komunën e Prishtinës.

Dua t’i përgëzoj për punën që po e bëjnë për qytetaret në Pandemi”, shkruan Eliza.

Kujtojmë që dy ditë më parë, këngëtarja u fotografua në rrugë, duke thyer karantinën. Edhe pse ajo e sqaroi se kishte dal për të pritur vëllain për ta dërguar në spital, sërish reagimet ishin të shumta se Hoxha duhej të burgosej./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!