Pasi tentoi të mashtronte australianët, Djokoviç përfshihet në skandal tjetër, tund shaminë me këngën ofenduese për Kosovën

schedule14:32 - 28 Janar, 2022

schedule 14:32 - 28 Janar, 2022

Tenisti serb Novak Djokoviç pas skandalit në Australi është përfshirë në një tjetër skandal.

Djokoviç po qëndron në Budva ku do të nderohet me titullin qytetar nderi i Budvës, ndërsa në rrjet është publikuar një video ku tregohet  momente nga darka ku është kënduar kënga “Oh Kosovë, Kosovë”, të cilën mediumi Nova.rs shkruan se Djokoviçi e adhuron dhe se shpesh e këndon gjatë festimeve të sukseseve. Kjo këngë është ofenduese për Kosovën dhe shqiptarët.

Në një moment teksa këndohet kënga, Djokoviç merr një pecetë në duar dhe tund nën ritmin e këngës.

Përpos talentit në tenis, serbi Novak Djokoviç është një personazh kontrovers, ultranacionalist i shpallur. Ditë më parë, ai u vu në qendër të mediave botërore pasi tentoi të mashtrojë autoritet australiane mbi vaksinën anti-COVID-19.