Ditën e djeshme, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është bërë nostalgjike për kohën kur ishte fëmijë. Edhe padyshim, kujtimet e saj lidhen ngushtë edhe me vendlindjen.
Ajo ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me stërgjyshen e saj, në kohën kur ishte vetëm 4 vjet.
“Unë me stërgjyshen time në Gostivar, Maqedoni, kur isha 4 vjeç”, ka shkruar Rexha krahas fotografisë.
View this post on Instagram
Mes shumë komenteve, ai që ka marrë më shumë vëmendjen ishte i një ndjekëse, e cila i ka shkruar:
“Hey Bebe. E di që të mungojnë turshitë dhe ajvari.”
Ky koment nuk ka mbetur pa rënë në sy të artistes, e cila ka zbuluar se porosit ushqimin tradicional shqiptar dhe në Los Angeles.
“Unë porosis ajvar në shtëpinë time në Los Angeles!”, ka shkruar ajo./abcnews.al



