Pasditen e djeshme Fjolla Morina zbuloi se partneri i saj i kishte bërë propozimin për martesë më romantik të mundshëm teksa ndodhen me pushime në Maldive. Fisniku ka shkruar në një pishinë me petale me trëndafila të kuq: “Fjolla të dua. A do të martohesh me mua.”
“Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, ka shkruar Fjolla përkrah postimit. Por Fjolla jo vetëm i ka thënë po propozimit të partnerit, por gjithashtu kanë mbajtur dhe një ceremoni në vendin magjik. Revista Who ka siguruar disa fotografi nga ceremonia e thjeshtë që kanë organizuar.
Me një detaj minimalist dhe duke ecur pranë detit, Fjolla dhe Fisniku kanë lidhur kurorë përgjithmonë. /abcnews.al