Aktorja e njohur amerikane, Alyssa Milano po përballet me një tjetër shqetësim pak kohë pasi mposhti koronavirusin. Përmes një videoje që ka publikuar në rrjete sociale, Alyssa shprehet se flokët kanë filluar t’i bien shumë për shkak të Covid-19.
“Doja t’ju tregoja sasinë e flokëve që po më shkulen si rezultat i Covid-19. Flokët që po më shkulen nga koronavirusi. Mbani një maskë.”, thotë aktorja, ndërsa iu bën thirrje të gjithëve që ta marrim seriozisht këtë situatë dhe të ruajnë distancën sociale.
View this post on Instagram
“Mendova të tregoja se çfarë iu bën koronavirusi flokëve tuaj. Merreni seriozisht“, shkruan aktorja krahas videos që ka publikuar. Pak ditë më parë, në një reagim në Instagram, Milano foli për periudhën e vështirë që kaloi në Prill. Teksa shpjegoi simptomat e rënda që ka kaluar, aktorja u shpreh se do të dhuronte plazmën për t’ju ardhur në ndihmë të tjerëve.
“Mendova se po vdisja. Ndjeja sikur po vdisja. Unë do të dhuroj plazmën time me shpresë se mund të shpëtoj një jetë. Ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj. Ju lutemi lani duart tuaja dhe mbani një maskë dhe distancën sociale. Nuk dua që dikush të ndiejë ashtu siç ndjeva.”, shkruante ndër të tjera ajo. /abcnews.al/