Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa i dha fund lidhjes së saj me kompozitorin Erjon Zaloshnja pas 18 vitesh. Ata janë gjithashtu prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aria.
Mirëpo, duket se Eneda nuk është më ‘single’. Në media po qarkullojnë disa foto, ku ajo shfaqet në krahët e një djali. Bëhet fjalë për Gent Laskun, i cili me profesion është basketbollist.
Dyshja janë parë duke u përqafuar në një lokal nate, ndërsa herë të tjera duke pirë verë së bashku. Nuk dihet sa po bëjnë që njihen së bashku, por dyshimet janë të shumta./abcnews.al