Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pasi humbi të atin, Gentian Zenelaj zbulon se është prekur nga Covid-19

schedule11:38 - 5 Janar, 2021

schedule 11:38 - 5 Janar, 2021

Pasi humbi të atin para pak ditësh, Gentian Zenelaj ka njoftuar se dhe ai është prekur nga koronavirusi. Përmes një postimi në rrjete sociale, aktori i humorit ka bërë me dije se tashmë është shëruar nga virusi, ndërsa shpreh mirënjohje për stafin e “Spitalit Amerikan” ku është trajtuar.

“14 ditë luftova me këtë sëmundje të pabesë dhe të poshtër miqtë e mi. Sëmundje që më mori njeriun e shtrenjtë. Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për Spitalin American 3 @spitaliamerikan @alnet.american.lab.network.  Falenderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm, i cili u kujdes për shendetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime.

LEXO EDHE: Covid-19 i mori jetën, Gentian Zenelaj prek me fjalët për të atin: Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gentian Zenelaj (@gentianzenelaj)

Faleminderit Dok @gentian_huti Dok Amarildo Hidri. Inf Aida.Orkidea..Aureli.Anxhelo..Suela.Dionaldi.Aurela .Xhesi .Diana .Kristina. Olsa dhe ekipit të fizioterapisë. Ndjesë nëse kam harruar ndonjë emër. Faleminderit nga thellësia e zemrës. Zoti ju bekoftë.“, ka shkruar Zenelaj. /abcmews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!