Pasi goditi komedianin në “Oscars”, Will Smith vlerësohet me një çmim të madh

schedule17:59 - 27 Qershor, 2022

schedule 17:59 - 27 Qershor, 2022

Will Smith mori një tjetër vlerësim për performancën e tij në “King Richard”, tre muaj pas incidentit që bëri bujë në Oscars, ku qëlloi me shuplakë komedianin e njohur, Chris Rock. Ai fitoi çmimin aktori më i mirë në “BET Awards” që u mbajtën të dielën. Mirëpo, ai nuk mori pjesë në eventin e ndarjes së çmimeve.

Smith fitoi gjithashtu një Oscar për interpretimin në këtë film. Por fitorja e tij e madhe u la në hije pasi para se të merrte çmimin, goditi me shuplakë Chris Rock pasi komediani bëri një shaka për flokët e rruara të gruas së tij, Hada Pinkett Smith. Aktori kërkoi falje publike më pas.

Si dënim, Smith u përjashtua për 10 vite nga eventi i famshëm. Gruaja e tij foli për herë të parë për incidentin disa javë më parë, ku tha se shpresonte se do të pajtoheshin. “Shpresoj që këta dy burra inteligjentë do të kenë një mundësi për t’u shëruar, për të folur dhe për t’ju pajtuar”. /abcnews.al