Pashkët ortodokse, shërbesat fetare pa besimtarë, kishat në Vlorë janë të zbrazëta

schedule16:28 - 14 Prill, 2020

schedule 16:28 - 14 Prill, 2020

Edhe për besimtaret ortodokse, si ata katolike, kjo Pashkë do të jetë ndryshe. Të gjitha shërbesat fetare ne vend do të zhvillohen pa besimtarë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Të shtunën në mesnatë ringjallja e Jezu Krishtit, por edhe në meshën e të dielës së pashkëve do të mungojnë besimtarët.

At Konstandin Prifti në një intervistë për “ABC News”, pak ditë para kremtimit të pashkës në Vlorë, u shpreh se më e rëndësishme në këtë moment është shëndeti i qytetarëve.

“Uroj që Zoti ti shërojë sa më shpejt. Të mos kemi më viktima dhe të sëmurë. I uroj të gjithëve gëzuar pashkët”, tha At Konstandin Prifti.

Ndonëse nuk e kishte menduar një festë të pashkës në këtë mënyrë, At Konstandin Prifti rrëfen se kjo situatë do të na rrisë më shumë besimin tek Zoti, dashurinë për jetën dhe njëri-tjetrin.

“Nuk ishte menduar që ceremonitë fetare të zhvillohen pa pjesëmarrjen e besimtarëve, por Zoti thotë atje ku janë dy edhe tre që luten në emrin tim, atje jam edhe unë”, shprehet ai.

Ndërkohë deri të premten besimtarët që do të shkojnë në kishë duhet hyjnë një e nga një./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!