Pashkët Ortodokse, në Kakavijë hynë 17 mijë persona

schedule11:08 - 27 Prill, 2019

schedule 11:08 - 27 Prill, 2019

Pashka Ortodokse ka shtuar fluksin e lëvizjeve ne Pikën Kufitare të Kakavijës gjatë ditëve të fundit. Sipas informacionit  zyrtar vetëm  40 orët e fundit ka pasur një rritje të fluksit të të ardhurve në Shqipëri me rastin e kësaj dite të shënuar.  Janë regjistruar me se 17 mijë vetë në hyrë nga Greqia.

Por,  i lartë është edhe numri i atyre që udhëtojnë drejt shtetit fqinj për të kremtuar Pashkët. Sipas policisë kufitare më shumë se 10 mijë persona janë larguar jashtë vendit dy ditët e fundit.

Pala shqiptare punon me 6 sportele gjithsej kurse pala greke me 4 të tilla. I lartë ka qenë gjithashtu edhe numri i atyre që kanë ardhur për Pashkët nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!