Pashkët ortodokse, kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët

schedule23:22 - 18 Prill, 2020

schedule 23:22 - 18 Prill, 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i uroi festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i Qeverisë shkroi:

“Në këtë kohë të çuditshme tempujsh të kyçur, vijnë edhe Pashkët Ortodokse, pa kishat hapur por me Zotin pranë çdo familjeje që sonte feston. Gëzuar pashkët!”

Pashkët ortodokse këtë vit po festohen shumë ndryshe nga herët e tjera, për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Megjithatë, kjo gjë nuk i ka ndaluar besimtarët ortodoksë të kryejnë ritualet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!