Korça është kthyer në një qendër të veçantë arti, në vigjilje të Javës së Madhe të Pashkës Ortodokse.
Ekspozita e parë ndërkombëtare e vezëve artistike, me temë “Kodi i Jetës”, ka mbledhur artistë nga Rumania, Ukraina dhe Bullgaria, të cilët kanë sjellë punime unike, të pasura me simbolikë, frymëzim dhe ngjyra.
Vezët e dekoruara në mënyrë artizanale përcjellin mesazhe për jetën, ringjalljen dhe shpresën, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë.
Korça është zgjedhur si ndalesa e parë e kësaj ekspozite, një qytet ku Pashka ka një domethënie të veçantë shpirtërore dhe kulturore.
Hapja e ekspozitës në vigjilje të Pashkës Ortodokse është vlerësuar edhe nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së traditës shpirtërore.
Pas Korçës, ekspozita do të udhëtojë edhe në qytete të tjera të vendit.


