Pashë që ra makina, pastaj doli një trup nga uji: Dëshmitari i aksidentit tragjik në liqenin e Banjës flet për Abc News

schedule14:54 - 18 Maj, 2020

schedule 14:54 - 18 Maj, 2020

Policia ka nxjerrë deri më tani trupin e një personi nga liqeni i Banjës në Gramsh, në të cilin ra aksidentalisht një makinë gjatë mesditës së sotme. Mësohet se bëhet fjalë për 57 vjeçarin Gazment Hasani.

Dyshohet se në makinë ndodheshin disa persona. Në vendin e ngjarjes ndodhen polumbarët e RENEA-s për të verifikuar nëse brenda automjetit ndodhen trupa të tjerë.

Gazetari Aldo Kozarja ka siguruar për abcnews.al dëshminë e personit të parë që u gjend aty në momentin kur ndodhi aksidenti, i cili njoftoi më pas policinë dhe autoambulancën.

Ai shpjegon se një moment ka parë një makinë teksa rrëzohej në liqen duke bërë që të ndalonte për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Lexo edhe: Ishte nisur për të takuar të afërmit, kush është 57-vjeçari që humbi jetën tek liqeni i Banjës

“Pash një moment që një makinë ra në liqen dhe ndalova direkt për të parë çfarë ndodhi. Pas meje ndaluan edhe një çift tjetër që ishin me makinë. Nuk dinim ç’të bënim pasi aty është shumë thellë. Pas pak minutash nga uji doli një trup. U futa me not dhe e nxorra në breg. Pastaj erdhën zjarrfikësit dhe policia”, shprehet ai për abcneës.al.

Operacioni i shpëtimit vijon, ndërsa është verifikimi në thellësi nga polumbarët e RENEA-s që do të konfirmojë nëse ka apo jo trupa të jetë në makinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!