“Pashë Eriksen që kishte vdekur, vetëm lutesha. Tmerri më i madh i jetës time”

schedule08:57 - 3 Gusht, 2021

schedule 08:57 - 3 Gusht, 2021

Martin Braithwaite i është rikthyer edhe njëherë datës 12 qershor, kur Christian Eriksen pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes së Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finladës.

Sulmuesi i Barcelonës nuk e harron lehtë momentin e vështirë, të cilin e cilëson si më të tmerrshmin që ka kaluar në jetë në prononcimin e dhënë në një dokumentar të 433.

Ka qenë eksperienca më e tmerrshme e jetës time. Kulmi i Danimarkës në sport papritmas u shndërrua në një makth, ajo që ndodhi atë natë tronditi gjithë njerëzit.

 

Martin Braithwaite

Ishte një moment kur shikova Christian dhe ai kishte vdekur… Kur sheh trupin e një personi që ka vdekur nuk ke dyshime, e di se çfarë ka ndodhur. Kjo është ajo që pashë te Christian.

Fillova të lutem, po i lutesha shumë Zotit, e ndjeja qe e vetmja gjë që mund të bëja ishte t’i besoja Zotit. Kishte mjekë që po merreshin me Christian, është një gjë që nuk ia uroj askujt.

Për fat të mirë, gjithçka përfundoi mirë. Christian ndihet mirë, kjo është e vetmja gjë që uronim dhe donim të gjithë“, deklaroi sulmuesi i Barcelonës dhe kombëtares nordike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!