Pasardhësi i Sane, Guardiola dëshiron rekordmenin spanjoll

schedule15:19 - 22 Tetor, 2019

schedule 15:19 - 22 Tetor, 2019

Manchester City ka piketuar pasardhësin e Leroy Sane. Gjermani është i dëmtuar dhe e ardhmja e tij quhet Bayern Munchen. Kampionët e Anglisë kanë nevojë për një anësor ofensiv të majtë dhe Pep Guardiola e ka një preferencë.

Talksport raporton se “Cityzens” janë gati të nisin sulmin për Mikel Oyarzabal. 22-vjeçari aktivizohet me Real Sociedad dhe mban shiritin e kapitenit. Deri tani ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, duke dhënë një ndihmesë të madhe në pozicionimin e ekipit bask në vend të katërt.

Oyarzabal numëron edhe 1 gol të shënuar në 4 ndeshje me kombëtaren e Spanjës. Sociedad e vlerëson 80 milionë euro kartonin e tij dhe kjo është shuma që duhet të paguajë City për ta transferuar në Premier League.

Mikel Oyarzabal

Anësori i majtë ofensiv ka vendosur një rekord të bukur deri tani. Ai nuk humbet një ndeshje prej 27 tetorit të vitit të kaluar, kur gripi e ndaloi të zbriste në fushë përballë Atletico Madrid.

52 ndeshje pa ndërprerje mes Sociedad dhe kombëtares spanjolle e bëjnë Oyarzabal futbollistin me më shumë aktivizime rresht në Spanjë, teksa në verë u shpall kampion Evrope me ekipin U21 iberik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!