Hugo Lloris mbush 33 vjeç në dhjetor, ndërsa kontrata me Tottenhamin i përfundon në verën e vitit 2022. Portieri francez është një garanci, por drejtuesit e klubit anglez po mendojnë për të ardhmen.
Emri që pëlqehet shumë është Andre Onana. 23-vjeçari po shkëlqen me Ajaksin dhe cilësohet si ndër portierët e së ardhmes. The Sun raporton se Spurs e duan kamerunasin në Londër në verë.
Kampionët e Holandës nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga një prej pikave më të forta të ekipit, por gjithçka varet nga oferta e nënkampionëve të Evropës. Drejtuesit e Tottenhemit nuk duan të nxitohen dhe pritet të përgatisin qetësisht ofertën e duhur që do të bindë Ajaksin dhe vetë Onanën. /abcnews.al