Pasardhësi i kapitenit Handanovic, dy alternativa për portën e Interit

schedule23:31 - 22 Mars, 2020

schedule 23:31 - 22 Mars, 2020

Samir Handanovic është një nga pikat më të forta të Interit, por portieri slloven mbush 36 vjeç në muajin korrik. Vitet po kalojnë dhe drejtuesit e Interit po mendojnë për pasuesin e kapitenit, i cili është pjesë e skuadrës zikaltër prej vitit 2012.

Daniele Padelli nuk bind askënd dhe administratori i deleguar i Interit po sheh nga ajo që ofron merkato. Dy janë dëshirat e Giuseppe Marottës sipas raportimeve të Sky Sports. Interi po tenton një portier më të ri në moshë.

I pari në listën e drejtuesit zikaltër është Juan Musso. 25-vjeçari është pjesë e Udineses prej verës së vitit 2018, skuadër nga e cila erdhi edhe Handanovic 8 vite më parë. Emri tjetër është Luigi Sepe. 28-vjeçari është pjesë e Napolit, por është huazuar te Parma, aty ku po bën paraqitje pozitive. /abcnews.al

 

Juan Musso