Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plotësimi i Kushtetueses/ Gjykata e Lartë vendos në 30 shtator emrin e pasuesit të Zaçajt

schedule10:44 - 25 Shtator, 2025

schedule 10:44 - 25 Shtator, 2025

Largimi i Holta Zacajt nga Gjykata Kushtetetuese eshte ceshtje ditesh. Peocesi i nisur dhjetorin e vitit te shkuar do te mbyllet me 30 shtator, te marten e javes se ardhshme.

Ne kete date gjyqtaret e Gjykates se Lartw do te mblidhen per te hedhur voten e tyre, per nje nga 3 pretendentet per vendin e Holta Zacajt, ne Gjykate Kushtetuese.

Ne gare jane Asim Vokshi, i rendituri i pari nga KED, me 89.5 pike, gjyqtar  ne Gjykaten e Larte, ish-kryetarja e KLGj-s Naureda Llagami qe ka pothuaj aq pike sa Vokshi, 89.3 pike dhe i treti ish-Komisioneri Publik, Florian bBllhysa me 77.8 pike. Ligji per Organizimin dhe Funksionimin e Gjykates Kushtetuese parashikon mekanizmin per mosbllokimin e procesit.

“Për çdo vend vakant votohet për secilin nga kandidatët e renditur në tre vendet e paratë listës. Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur”

Vetw Asim Vokshi nuk merr pjesw nw votim por atij apo dy pretendentwve tw tjerw, Llagami e Ballhysja do i duhen 10 vota pwr ti çuar nw Gjykatw Kushtetuese. Menjehere pas zgjedhjes, fituesi i njoftohet Gjykates Kushtetuese, Presidentit dhe Kuvendit. Pas betimit ne Presidence, fituesi futet ne Gjykate Kushtetuese per nje mandat 9-vjecare, pa te drejte rizgjedhjeje. Holta Zacaj sipas parashikimit te riperteritjes se Kushtetuese, qe e kishte firmosur edhe vet, duhet te ishte larguar ne muajin mars por per shkak te zgjatjes se vleresimit te kandidateve dhe muajit te pushimit, qendrimi i saj ne karrigen e Kushtetueses, po perfundon tani, ne fundin e shtatorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!