Indeksi i pasaportave më të fuqishme për vitin 2023 nga kompania Nomad Capitalist e rendit pasaportën shqiptare në vendin 91 me 75 pikë në listën e 199 nënshtetësive më të fuqishme të botës ku theksohet se Shqiptarët mund të udhëtojnë ne 115 vende të ndryshme të botës pa pasur nevojë për viza.
Ky indeks bazohet në të dhënat që jepen nga qeveritë e mbarë botës sa I përket jo vetëm vendit ku shtetas të ndryshëm lejohen të udhëtojnë pa viza, por edhe në ligjet pët taksat, lirtë personale të individit si dhe mundësitë mbi nënshtetësinë e dyfishtë.
Në këtë renditje shtetasit me pasaportën më të fuqishme janë ata të Emirateve të Bashkuara Arabe të cilëve iu lejohet të udhëtojnë pa viza në 181 vende të botës..
Lista pasohet në vend të dytë me Luksemburgun për të vijuar me Zvicrën, Irlandën, Portugalinë dhe Gjermaninë.
Pasaporta e Kosovës renditet në vendin 175-të ndërsa shtetasit e saj lejohet të udhëtojnë në 56 vende të botës pa pasur nevojë për vizë.
Pasaporta e Serbisë renditen në vendin e 66 ndërsa ajo e Malit të Zi në vendin 76.
Indeksi mbi pasaportat më të fuqishme nga Nomad Capitalist ka rendtur Maqedoninë e Veriut në vendin e 79 ndërsa pasaporta e Greqisë renditet në vendin e 25 si një nga nënshtetësistë më të fuqishme të botës./abcnews.al