Pasagjerët në anijen e lundrimit të Ruby Princess, një udhëtim i cili ishte përgjegjës për 10% të të gjitha rasteve të koronavirusit në Australi pas një shpërthimi në bord, janë paralajmëruar për një problem tjetër shëndetësor – tuberkulozin.
ABC raportoi se një person që kishte qenë anëtar i ekuipazhit në anije ishte diagnostikuar me tuberkuloz këtë javë dhe po mjekohet në spitalin Royal Prince Alfred në Sidney.
Drejtoresha e përkohshme e departamentit të shëndetësisë për sëmundjet ngjitëse, Dr Christine Selvey tha se, “Pasagjerët në anije kanë rrezik shumë të ulët infeksioni”.
I vetmi rrezik që egziston është vetëm për punonjësit e spitalit, miqtë dhe njerëzit që kishin kontakt të me personin e infektuar./abcnews.al