Pas zjarreve, Toronto në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

schedule15:51 - 29 Qershor, 2023

schedule 15:51 - 29 Qershor, 2023

Për shkak të zjarreve pyjore që vazhdojnë në Toronto, metropoli më i madh në Kanada është në mesin e qyteteve që kanë ajrin më të ndotur në botë.

Sipas të dhënave të “IQAir” me qendër në Zvicër që monitoron cilësinë e ajrit, bëhet e ditur se cilësia e ajrit në Toronto ka rënë për shkak të tymit i cili është efektiv pas zjarreve pyjore.

Ministria e Mjedisit të Kanadasë ka njoftuar se tymi që nga zjarret ka shkaktuar “prishjen e cilësisë së ajrit” në Toronto dhe Hamilton si dhe në rajonet e tjera të Ontario-s.

Bëhet e ditur se ajri jo i shëndetshëm i shkaktuar nga tymi në rajonin e Ontario-s dhe kryesisht në Toronto, do të vazhdojë edhe për një kohë.

Toronto renditet në vendin e 5-të si qyteti me cilësinë më të keqe të ajrit në botë.

Tymi ka mbuluar sërish një pjesë të madhe të SHBA-së. Për shkak të tymit dhe ajrit jo cilësor banorëve të zonës u është bërë paralajmërimi të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin nëse nuk është e nevojshme.

Shumë qytete të mëdha, përfshirë Chicagon, Detroitin dhe Indianapolisin, kanë rënë në kategorinë e qyteteve me cilësinë më të keqe të ajrit në SHBA.

Në një deklaratë nga Qendra Kanadeze e Zjarrfikësve Ndërinstitucional të Pyjeve, që nga mëngjesi i të mërkurës në të gjithë vendin janë 487 zjarre aktive.

Që nga 1 janari janë djegur 76.129 kilometra katrorë sipërfaqe pyjore. Kjo shifër sipas Bazës së të Dhënave Kombëtare për Pyjet tejkalon rekordin e sipërfaqes më të madhe të djegur në vitin 1989 e cila ishte 75.596 kilometra katrorë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!