Pas zjarreve, Australia rrezikohet nga përmbytjet

schedule08:36 - 18 Janar, 2020

schedule 08:36 - 18 Janar, 2020

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë kanë përfshirë pjesë të bregdetit lindor të Australisë, duke shuar shumë zjarre, por duke sjellë edhe një kërcënim të ri për përmbytje në disa zona.

Reshjet e shiut kanë qenë prezente në shtetet Victoria, New South Wales (NSW) dhe Queensland, të cilat u goditën edhe nga zjarret.

Rrugët e mëdha u mbyllën në Queensland dhe ndërprerjet e energjisë janë raportuar në pjesë të NSW si rezultat i motit. Por zyrtarët e zjarrit thanë se shiu po ndihmonte për të shuar flakët.

Zjarret kanë përfshirë Australinë që nga shtatori, duke vrarë të paktën 28 njerëz, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke djegur miliona hektarë tokë./abcnews.al