Pas zhurmës që krijoi, Fifi largohet nga Shqipëria

schedule17:05 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 17:05 - 3 Dhjetor, 2021

Pak ditë pasi doli nga “Big Brother VIP”, Fifi është larguar nga Shqipëria. Këngëtarja e njohur mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme por gjërat nuk shkuan dhe aq mirë për të.

Artistja nuk e përballoi mirë mbylljen dhe për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, iu desh të largohej dhe të linte përfundimisht shtëpinë. Ndërkohë, së fundmi ajo ka bërë me dije se ka vendosur të largohet pak nga zhurma e krijuar.

Ajo ka postuar një foto ku shihet në një avion ndërsa ka shkruar: “Le të udhëtojmë pak”. Ajo ka zbuluar se ka udhëtuar drejt Stambollit në një postim që ka ndarë më pas. /abcnews.al