Pas zgjedhjeve, reformë zgjedhore? Celibashi: Duhet të jetë gjithëpërfshirëse, më duket e vështirë që PD të injorohet

schedule20:32 - 26 Qershor, 2025

schedule 20:32 - 26 Qershor, 2025

Kryekomisioneri shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se një reformë e re zgjedhore, duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Celibashi u shpreh se duket e vështirë që PD të injorohet, pasi është partia kryesore në opozitë.

“Personalisht mendoj që nëse PD, si parti kryesore e opozitës, nuk do të përfshihet në këtë proces, e shoh të vështirë, që zgjedhjet, edhe me standardet më të mia, flasim për një garë politike. Rregullat nëse nuk gëzojnë konsensusin e gjerë, kam frikë se rezultati nuk do jetë i pranueshëm. Mbetet për t’u parë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!