Pas zërave për një shtatzëni, Einxhel Shkira thyen heshtjen

schedule12:34 - 24 Qershor, 2022

schedule 12:34 - 24 Qershor, 2022

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit pasi përfliten se do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja, të cilët nisën romancën gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP”, janë shumë të lumtur.

Por një koment që bëri Beatrix Ramosaj shtoi dyshimet se moderatorja ishte në pritje të ëmbël. “He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”, shkroi Beatrix në një postim në twitter duke etiketuar dyshen.

Mirëpo, së fundmi ka ardhur dhe një përgjigje nga moderatorja, që në të nënkuptojë se lajmi nuk është i vërtetë. “Hahahaha o jetaaaa kerkese te veshtire na keni bere. Avash avash se ka pune punaa”, ka shkruar Einxhel.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!