Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila njoftoi se është infektuar me Covid, pozitive ka rezultuar edhe diplomatja suedeze në Tiranë.
Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka rezultuar sot e infektuar dhe do të qëndrojë e izoluar, duke respektuar protokollin.
Lexo edhe: Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim infektohet me Covid
“Sapo rezultova pozitive me Covid-19. Do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Mendimet e mia janë për të gjitha gratë që janë goditur rëndë nga pandemia. Qëndroni të sigurt”, shkruan Hastad.
Vlen të përmendet se Hastad dhe ambasadorja Kim duket se kanë miqësi me njëra-tjetrën. Ato janë parë shpesh nën shoqërinë e njëra-tjetrës në zona të ndryshme të vendit tonë. g.v/abcnews.al
Today is #FeministFriday. I just tested Covid-19 positive. I will stay isolated and work from home. I think of all women who are hit extra hard during the pandemic. Stay safe! ???♥️♥️♥️ pic.twitter.com/PsU4AMEYaM
— Elsa Håstad (@EHstad) February 12, 2021