Pas vrasjes së Ivanoviç, Serbia ndërpret bisedimet në Bruksel

schedule10:28 - 16 Janar, 2018

schedule 10:28 - 16 Janar, 2018

Delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që nisën sot dhe mësohet se ata do të kthehen me urgjencë në Beograd për shkak të vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicë të Veriut, Oliver Ivanoviq.

Gazeta serbe “Blic” thotë se delegacioni i Serbisë i ka ndërprerë bisedimet në Bruksel, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

Sipas “Blic” shkak i ndërprerjes së bisedimeve është vrasja e Ivanoviçit dhe kërcënimet e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Vuçiç ka caktuar sot për në orën 12:00 takimin urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë ndërsa në orën 13:00 do t’u drejtohet mediave.

Ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel e ka konfirmuar edhe delegacioni i Kosovës./abcnews.al