Pas videos virale ku dukej se pështynte aktorin e famshëm, reagon Harry Styles

schedule17:46 - 8 Shtator, 2022

schedule 17:46 - 8 Shtator, 2022

Një video virale në të cilën dukej sikur Harry Styles pështynte mbi aktorin Chris Pine, pak para se ai të ulej pranë tij në Festivalin e Filmit në Venecia, ku merrnin pjesë në premierën e filmit “Don’t Worry Darling”, në të cilin ata interpretojnë ka shkaktuar diskutime të ashpra në internet.

Këngëtari, duke parë rrëmujën që shkaktoi, dha përgjigjen e tij kur u ngjit në skenë për koncertin e tij ‘Love On Tour: Madison Square Garden Is Harry’s House’. Këngëtari dhe aktori 28-vjeçar bëri shaka për videon virale dhe tha: ” Është fantastike, fantastike të kthehem këtu.

Unë thjesht shkova në Venecia për të pështyrë Chris Pine, por mos u shqetësoni, jam kthyer” ndërsa fansat e tij shpërthyen në të qeshura. Kujtojmë se përfaqësuesit e Styles përgënjeshtruan atë që është dëgjuar së fundmi për sherrin mes dy burrave, duke thënë se ai nuk e ka pështyrë.

Përfaqësuesi i Pine bëri të njëjtat deklarata për People, duke thënë: “Për të qenë i qartë, Harry Styles nuk e pështyu Chris Pine. Nuk ka asgjë përveç respektit mes këtyre dy burrave dhe çdo sugjerim për të kundërtën është një përpjekje e hapur për të krijuar dramë që thjesht nuk ekziston.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!