Ka shkaktuar jo pak habi, hatërmbetje, shok, e zhgënjim në familjen mbretërore vendimi i çiftit Meghan-Harry për të mos qenë më pjesë e familjes mbretërore dhe për të qenë të pavarur financiarisht.
Burime pranë Pallatit të Buckhingam bënë me dije se e gjithë familja përfshirë edhe Mbretëreshë Elisabeth janë tejet të zhgënjyer nga vendimi dhe ajo çka e thellon edhe më shumë ‘skandalin’ është fakti se Duka dhe Dukesha i Sussex nuk kanë njoftuar më parë familjen për atë ç’ka po planifikonin për të ardhmen e tyre.
Muzeu Masame Tussauds duket se nuk ka humbur aspak kohë, por ende pa kaluar 24 orë bërja publike e vendimit të Meghan dhe Harry kanë hequr nga muzeu statujat prej dylli të çiftit. Ndërkohë vijojnë të jenë në Muze statujat e Mbretëreshës, bashkëshortit të saj dhe William e Kate./abcnews.al