Pas vendimit të Kushtetueses Berisha thërret mbështetësit në shesh, avokati: I detyruar të zbatojë vendimin

schedule23:47 - 22 Nëntor, 2024

schedule 23:47 - 22 Nëntor, 2024

Pa kaluar as 24 orë prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Sali Berisha në njoftoi hapin e tij të radhës, si kundërpërgjigje ndaj gjykatës.

Në vetëm 3 ditë Berisha nga arresti shtëpiak do të organizojë demokratët në protestë. Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit”, në ABC News, nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akt të paprecedent,

“Ishte një vendim i pritshëm, e kam thënë që juristët e mirëfilltë që nuk ndikohen nga politika, ishin të mendimit që Kushtetuta ishte e qartë. Berisha bëri aktin e paprecendent, duke thënë se nuk e zbatoj vendimin se është antikushtetues. Detyrimi për paraqitje ishte masë që e kërkonte SPAK dhe do ta vendoste gjykata e shkallës së parë. Ai ishte i detyruar ta zbatonte këtë vendim. Nëse të gjithë shtetasit e këtij vendi do të kishin këtë psikologji të mbrapshte atëherë nuk do zbatonin vendimet e gjykatës”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, avokati theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha, mund ta përjashtoi Ivi Kason vetëm sepse ka thënë një të vërtetë.

Kujtojmë se Ivi Kaso, lidhur me masën ndaj Berishës, deklaroi se ish-kryeministri duhet të zbatonte masën e parë.

/abcnews.al/