Pas vendimit të kryeprokurores/Gina: Refuzoj, s’iki nga detyra

schedule12:05 - 9 Janar, 2018

schedule 12:05 - 9 Janar, 2018

Në  një reagim për mediat, Dritan Gina tha se largimi i tij nga organi i akuzës së Elbasanit është pa tagër dhe pa asnjë bazë ligjore. Ai e konsideroi urdhrin e Markut të paligjshëm dhe tha se e refuzon atë.

“Duke qenë jurist e kam shumë të qartë se një urdhër dhe vendim haptazi i paligjshëm nuk zbatohet –tha prokurori Gina gjate deklarates.  Për këtë arsye, unë nuk mund të braktis detyrën pas një urdhri të paligjshëm. Unë refuzoj ta zbatoj atë dhe do të vazhdoj të shikoj funksionet e mia derisa vendimarrja të zbatohet në Kushtetutë dhe në ligj- vijoi Dritan Gina.”

Ai  ka paralajmëruar se pas njohjes me vendimin do të ketë një kallezim penal ndaj kryeprokurores Arta Marku, qe sic tha, po bën qoka politike me largimin e tij nga detyra.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtores së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, e shkarkuar pak ditë më parë po me urdhër të Kryeprokurores Marku./abcnews.al