Pas valës shkatërruese të Covid-19, India goditet nga cikloni, evakuohen mijëra persona

schedule09:44 - 17 Maj, 2021

schedule 09:44 - 17 Maj, 2021

Gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë evakuuar për shkak të ciklonit Tauktae që ka goditur , Gujarat në Indi.

Autoritetet raportojnë se kjo është stuhia më e fortë që ka goditur rajonin Perëndimor të Indisë që nga viti 1998.

Ndërkohë cikloni vjen në një situatë kur vendi ndodhet në një valë shkatërruese të koronavirusit, e cila ka shkaktuar kolaps në sistemin shëndetësor.

Në Gujarat po ashtu edhe Mhaharashtra, pas parashikimeve dhe paralajmërimeve për shira të mëdha dhe erëra të forta , autoritetet janë vënë në gatishmëri.

Më shumë se 150,000 persona janë zhvendosur në zona të ulëta për tu strehuar, ndërsa qeveria ka urdhëruar ndërprerjen e vaksinës në disa qytete bregdetare të cilat besohet se janë më të rrezikuara.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!