Pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për nisjen e trupave ushtarakë në dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainën lindore dhe pas shpalljes së sanksioneve amerikane kundër Moskës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se ka thërritur rezervistët ushtarakë për një periudhë të veçantë, por duke përjashtuar mobilizimin e përgjithshëm të ushtrisë.
Zelenskiy tha se ai ende po ndiqte rrugët diplomatike për ta zgjidhur krizën dhe mirëpriti vullnetin e shprehur nga Turqia që të marrë pjesë në takime multilaterale, por tha se Ukraina nuk do t’i dorëzojë asnjë copë territori Rusisë.
Sipas një raporti të Global Firepower, Ukraina ka 250,000 forca rezerviste, aq sa ka edhe Rusia.
Zelensky përshëndeti sanksionet që po vendosen nga vendet perëndimore kundër Rusisë./abcnews.al/