Pas urdhërit se maska është e detyruar,në Kaliforni blerësi vë kapuçin e “Ku Klux Klan”

schedule21:48 - 4 Maj, 2020

schedule 21:48 - 4 Maj, 2020

Në mbarë botën koronavirusi është kthyer në armikun e padukshëm me të cilin po “lufton” çdo qeveri. Ditët e fundit duket se pandemia është vënë nën kontroll. Ndërkohë maska është një ndër objektet që është përdor më shumë dhe do të vijojë të jetë në përdorim, madje në disa shteta është bërë e detyrueshme.

Në Sante të Kalifornisë një person është parë që në vend të maskës , përdor kapuçin e grupit ekstremist Ku Klux Klan.

Pas urdhërit nga autoritete se maska do të jetë detyrim, burri i çuditshëm u pa në një supermarket në Santee, duke shkaktuar zemërim mes njerëzve si dhe nisjen e një hetimi nga policia Fotot nisën të shfaqeshin në mediat sociale pasi shefi i policisë tha se bizneset mund të refuzojnë shërbimin për klientët pa maska.

Ndërkohë kryebashkiaku i Santee, John Minto tha se po hetonte mbi incidentin. “Qytetarët ndërhynë për ta zgjidhur këtë situatë. Falenderim për ata që vepruan për të hequr këtë kujtesë të trishtë të intolerancës”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!